“Nuk luaj dot ‘xholin’ në skuadër”, një lojtar detyron Nagelsmanin të ndryshojë skemën e Bajernit

Kingsli Koman është një nga lojtarët më të vjetër në klubin aktual të Bajernit të Mynihut, pas veteranëve Manuel Nojer dhe Tomas Myler. 26-vjeçari nuk ka duruar më dhe ka vendosur të dalë hapur me pakënaqësitë mbi rolin e ri në ekip: atë të xholit”:

KOMAN

“Pozicioni nga krahët është ideali për mua. E kam treguar në sezonet e kaluar se sa efikas kam qenë në atë rol. Nuk dua të krijoj pakënaqësi me trajnerin Nagelsman, por rreshtimi pas sulmuesve nuk të jep lirshmëri, pasi ti je i lidhur në atë pozitë dhe, gjatë gjithë kohës, do të vërtitesh rreth vetes.

Shpresoj që shumë shpejt të gjejmë gjuhën e përbashkët me skemat e trajnerit dhe vendosjen e një pozicioni përfundimtar”. Kingsli gjatë këtij viti e zgjati kontratën në “Allianz Arena” deri në vitin 2027.

Arena e Lajmit


“Nuk luaj dot ‘xholin’ në skuadër”, një lojtar detyron Nagelsmanin të ndryshojë skemën e Bajernit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook