Krisje mes Inzagit dhe Handanoviç? Interi merr vendimin e papritur përpara sfidës në Champions ndaj Bajernit

Interi do ta nisë fazën e grupeve të Champions-it ndaj Bajernit të Mynihut, nesër në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në orën 21:00.

H

Skuadra zikaltër ndeshjen e fundit të kampionatit ka humbur me rezultatin 3-2 në derbin ndaj Milanit dhe shumë lojtarë janë akuzuar për mos impenjimin e duhur në këto sfidat e para të Serisë A.

Mes tyre është dhe kapiteni dhe njëkohësisht portieri Samir Handanoviç, i cili në fillim të kampionatit nga Inzagi është deklaruar se do të jetë ai numri 1 i portës zikaltër dhe jo Andre Onana, i ardhur në merkaton e verës me parametra zero nga Ajaksi.

Së fundmi klubi zikaltër ka zbardhur axhendën për ndeshjen e nesërme ndaj Bajernit të Mynihut dhe në konferencë për shtyp do të jetë sot në orën 15:00, trajneri Simone Inzagi së bashku me fantazistin turk, Hakan Çalhanollu.

Një vendim i papritur ky i klubit zikaltër për të përfshirë në konferencën e parë për shtyp një futbollist tjetër dhe jo kapitenin e skuadrës.

– Arena e Lajmit


Krisje mes Inzagit dhe Handanoviç? Interi merr vendimin e papritur përpara sfidës në Champions ndaj Bajernit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook