Dëshira e presidentit të UEFA-s, Ceferin e “çon” Botërorin 2030 në…

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, është shprehur plotësisht i bindur se Spanja dhe Portugalia do të jenë organizatorët e Botërorit 2030.

UEFA CEFERIN

Numri një i UEFA-s ka marrë pjesë në inaugurimin e kongresit ndërkombëtar “Football Talks”, që po mbahet në Lisbonë (Portugali), ku ka mbështetur plotësisht kandidaturën e dy vendeve të gadishullit Iberik për të pritur Botërorin që do të luhet pas 8 vitesh. “Jam i sigurt se Botërori 2030 do të luhet në Spanjë e Portugali, dy vende që jetojnë me futbollin, – tha ai.

Kjo është një kandidaturë fituese dhe do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar këto dy vende të fitojnë të drejtën për organizimin e Botërorit. Ne si UEFA do të bëjmë gjithçka për të ndërtuar një infrastrukturë moderne të denjë për mikpritjen e një evenimenti të kësaj shkalle”.

Arena e Lajmit


Dëshira e presidentit të UEFA-s, Ceferin e “çon” Botërorin 2030 në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook