ZYRTARE/ Ishte në prag largimi, Mançester Junajtid befason me vendimin e fundit për Kristiano Ronaldon

Mançester Junajtid do të zhvillojë ndeshjen e parë në Europa Ligë, mbrëmjen e së enjtes ndaj Real Sociedadit, në stadiumin “Old Trafford”, në orën 21:00.

RONALDO

Së fundmi, “Djajtë e Kuq” kanë zbuluar listën e futbollistëve për këtë kompeticion ku e kanë fituar një herë, në sezonin 2016/2017 me Zhoze Murinjon në pankinë.

Në listën e 25 futbollistëve, bie në sy emri i Kristiano Ronaldos, i cili është i përfshirë në këtë kompeticion.

Ylli portugez ishte prag largimi nga Mançesteri për të kaluar te një skuadër ku të aktivizohej në Champions, por mesa duket përfshirja e tij në këtë turne mund të ndryshojë totalisht rrjedhën e së ardhmes së tij.

LISTA E PLOTË E FUTBOLLISTËVE TË MANÇESTER JUNAJTID NË EUROPA LIGË –

Portierë –David De Gea, Martin Dubravka, Tom Heton.

Mbrojtës –Diogo Dalo, Viktor Lindelof, Herri Meguajër, Tirel Malasia, Lisandro Martinez, Luk Shou, Aksel Tuanzebe, Rafael Varan, Aron Van-Bisaka.

Mesfushorë –Kazemiro, Kristian Eriksen, Bruno Fernandesh, Fred, Skot MekTominej, Fakundo Pelistri, Xhadon Sanço, Doni Van De Bek.

Sulmues –Entoni, Alehandro Garnaço, Entoni Marsial, Markus Rashford, Kristiano Ronaldo.

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Ishte në prag largimi, Mançester Junajtid befason me vendimin e fundit për Kristiano Ronaldon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook