ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi prezanton… Gabriel Barbosan

Kukësi godet në merkato!

GABRIEL BARBOSA

Klubi verilindor ka prezantuar ditën e sotme, sulmuesin brazilian, Gabriel Barbosa duke konfirmuar lajmin e “Panorama Sport”.

23-vjeçari vjen te Kukësi në formën e huazimit deri në fundin e sezonit nga skuadra e APO Levadiakos, skuadër e cila militon në Superligën e Greqisë.

Braziliani, 1.95 cm i gjatë ka qenë pjesë më parë edhe ekipeve si Palmeiras, SPAL U-19 dhe Seoul.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –

“WELCOME GABRIEL BARBOSA AVELINO ⚽️

✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Barbosa ka firmosur me klubin tonë një kontratë huazimi deri në fund të sezonit, teksa klubi ynë ka të drejtën për të ruajtur një % të kartonit.

⚽️ 23 vjeçari brazilian vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së APO Levadiakos. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19.

💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit Gabriel Barbosa dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. BEM-VINDO GABRIEL! 🤝

Skeda e Lojtarit:

Emri: Gabriel Barbosa Avelino

Mosha: 23 vjeç

Gjatësia: 1.95 m

Kombësia: Brazilian

Pozicioni: Sulmues”

– Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Kukësi prezanton… Gabriel Barbosan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook