Sfida ndaj Egnatias/ Vllaznia do të bëjë pa dy yjet e skuadrës, por shkodranëve u rikthehet…

Vllaznia ka nisur dje përgatitjet për sfidën e radhës për javën e katërt të kampionatit ndaj Egnatias.

LIRIDON LATIFI 1

Në këtë seancë të së hënës ka rënë në sy mungesa e Liridon Latifit, i cili pas dëmtimit që pësoi ndaj Kukësit, gjasat janë që të qëndrojë edhe dy javë jashtë fushave.

Hematoma në pjesën e pulpës ka bërë që të lëvizë me paterica dhe duke qenë se do të ketë një pushim prej 10 ditësh të kampionatit prej ndeshjeve të Kombëtares, rikthimi i kosovarit me shumë mundësi do të jetë në tetor.

HAKAJ 1

Ndërkohë, në stërvitjen e djeshme ka qenë i diferencuar mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj, i cili mungoi kundër Tiranës.

Edhe pse ishte i pranishëm në stol, shkodrani nuk luajti asnjë minutë prej një dëmtimi që ka pësuar në thembër.

Megjithatë, deri të shtunën mendohet se lojtari i krahut do të jetë plotësisht gati.

HERALD MARKU 1

Një mungesë e sigurt ndaj Egnatias për shkak kartonësh do të jetë mesfushori Herald Marku, i cili në tri javë kampionat është golashënuesi më i mirë i ekipit me dy gola.

Lajm i mirë për trajnerin Mirel Josa është gjendja e Ardit Hoxhajt, i cili ka kaluar problemin shëndetësor që pati dhe mund të rikthehet titullar në Rrogozhinë.

Trajneri ka edhe katër ditë në dispozicion për të përgatitur sfidën e dytë radhazi në transfertë.

ADMIR URUÇI – Arena e Lajmit


Sfida ndaj Egnatias/ Vllaznia do të bëjë pa dy yjet e skuadrës, por shkodranëve u rikthehet…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook