Java e tretë/ Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët të Superiores

“Abissnet Superiore” mbylli javën e saj të tretë dhe si gjithmonë “Panorama Sport”, sjell për lexuesit e saj, formacionin më të mirë dhe më të dobët të kësaj jave.

KATEGORIA SUPERIORE

Në formacionin më të mirë shikohet një dominim i Kastriotit, i cili arriti një fitore me përmbysje përballë Kukësit. mesfusha përbëhet vetëm nga ekipi krutan, ndërsa repartet e tjera ndahen me lojtarë të Egnatias, Partizanit, Vllaznisë, të cilat kanë nga dy lojtarë, ndërsa Erzeni me Teutën nga një.

Kastrioti, nën drejtimin e trajnerit Emiljano Çela, ka vazhduar në vazhdën e rezultateve surprizë të pjesës së dytë të sezonit të shkuar. Ndonëse me grup të transformuar, krutanët e treguan veten në Kukës, ku morën një fitore me përmbysje. Padyshim, meritë ka trajneri Emiljano Çela, i cili e meriton të jetë i përzgjedhuri i rubrikës si trajneri më i mirë i javës së tretë në Kategorinë Superiore.

formacioni me i mire

Nga ana tjetër, formacioni më i keq përbëhet nga tre lojtarë të Kukësit dhe tre të Laçit, nga dy për Bylisin dhe Tiranën, ndërsa vetëm një i Teutës.

Një pikë në tri javët e para janë tregues që nuk i shkon përshtat Kukësit, që çdo sezon e nis me pretendime madhore. Kukësi po e bën rrugë ndëshkimin në fund, ku pas Vllaznisë, të shtunën ishte radha e Kastriotit që i përmbysi në shtëpi. Nisur nga rezultati dhe paraqitja e ekipit, Skënder Gega i bie të përzgjidhet si trajneri më i dobët i javës së tretë. Këtë pozicion mund ta meritonte edhe Vukiçeviç i Laçit.

formacioni me i dobet

Arena e Lajmit


Java e tretë/ Shikoni formacionin më të mirë dhe më të dobët të Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook