Detajet/ Njëri në rolin e vëzhguesit, eci më këmbë drejt Top Channel dhe pastaj njoftoi atentatorët, 2 të shoqëruar. Autorët pas sulmit dyshohet se shkuan në…

Top Chanell

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me sulmin me armë drejt Top Channel, ku mbeti i vrarë punonjësi i sigurisë.

Gazetari Igli Çelmeta nga vendngjarja raportoi live për emisionin ‘Open’ se ka dyshime që kanë qenë 5 persona që kanë marrë pjesë në sulmin e rëndë, ku për pasojë ndërroi jetë 60-vjeçari Pal Kola. Duke iu referuar burimeve, Çelmeta tregoi itinerarin e lëvizjes së Range Rover, mjeti që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes.

Ky i fundit dyshohet se ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë lënë turnin, ka sinjalizuar atentatorët. Më pas ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.

Ndërkohë, në automjetin që kreu sulmin udhëtonin 3 persona, ku 2 prej tyre hapën zjarr në drejtim të godinës së Top Channel dhe më pas u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës, dhe dogjën mjetin në Golem, ndërsa priteshin aty nga dy automjete të tjera, një BMW dhe një Audi.

Pasi dogjën mjetin, autorët mendohet se kanë udhëtuar drejt Vlorës. Po ashtu bëhet e ditur se dy të rinj në Vlorë janë shoqëruar në polici, pasi dyshohet se kanë ndjekur të njëjtin itinerar që përkon dhe me atë të autorëve. Ndërkohë, policia në vendngjarje sekuestroi 30 gëzhoja.
Arena e Lajmit

Detajet/ Njëri në rolin e vëzhguesit, eci më këmbë drejt Top Channel dhe pastaj njoftoi atentatorët, 2 të shoqëruar. Autorët pas sulmit dyshohet se shkuan në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook