Bajerni favorit dhe pa Levën, podiumi plotësohet nga sheikët. Mësoni pretendentët kryesorë për të fituar Champions-in

Kompeticioni më i rëndë sishëm në rang klubesh do të ndezë projektorët e protagonistëve duke filluar nga mbrëmja e sotme me superpërballjen Paris SG-Juventus dhe për të vazhduar nesër me përballjen italo-gjermane Inter-Bajern Mynih. Siç ndodh zakonisht në fillim të zhvillimit të kompeticioneve me shikueshmëri të lartë, kompani të caktuara kryejnë parashikime paraprake mbi ekipet favorite.

CHAMPIONS

“FiveThirtyEight” është faqe interneti, e cila ka përcaktuar mundësitë e kalimit të skuadrave për çdo raund, deri te fituesi më i mundshëm sipas përllogaritje të tyre.

Mbi bazë të të dhënave të përftuara, del se Bajerni i Mynihut është favoritja kryesore për të triumfuar në finalen e Stambollit, e cila zhvillohet në 10 qershor. Bavarezët kryesojnë me 20% të shanseve. Edhe pse largimi i goleadorit Robert Levandovski u pa si një humbje e madhe, sërish të besuarit e strategut Julian Nagelsman nuk rrëzohen.

bajern

Blerjet e Sadio Manesë dhe Matajs de Ligtit, si më të rëndë vijnë me 3-5-2. Përdorimi i kësaj skeme të tillë nënkupton ngjeshje në repartin e mesfushës, aty ku dyluftimet do të jenë mjaft të forta, plus që ekipi i Inzagit gëzon në gjirin e vet lojtarë të fortë fizikisht, çka do të na e bëjë më të vështirë punën”, përfundoi mbrojtësi holandez. sishme, ua rrisin kredincialet e suksesit 5 herë fitueseve të kompeticionit.

Pas gjigantëve gjermanë renditen “Qytetarët” e Pep Guardiolës me 18%. Duket se ardhja e “përbindëshit” Haland nuk u zë rrugën rekordmenëve nga Mynihu, por ama i mban shumë pranë tyre.

SITI

Më pas gjenden kampionët e Francës, Paris SG. Të besuarit e Galtier nuk kuotohen më shumë se 16%, ku edhe pse “rinovimi” i mesfushës ka rrëmbyer talente si Renato Sançez, Fabian Ruiz etj., pa harruar sulmin e ëndrrave, Mesi, Nejmar, Mbape, do të duhet të kënaqen vetëm me shkallën më të ulët të podimit.

psg

Interesante mbete situata për ekipet spanjolle, aty ky kampionët në fuqi dhe “mjeshtrit” e kompeticionit duket vetëm me dylbi, në krahasim me pretendentët.

Reali peshkon 6%, rivalët e përbetuar nga Katalunja me 5%, ndërsa ekipet italiane nuk figurojnë fare në “top 10”.

shanset

Përgatiti: SAIMIR MBËRSI – Arena e Lajmit


Bajerni favorit dhe pa Levën, podiumi plotësohet nga sheikët. Mësoni pretendentët kryesorë për të fituar Champions-in

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook