Rikthehet dhe njëherë në Itali, De Ligt provokon Interin: Luan gjithmonë me të njëjtën skemë

Matajs de Ligt do të ishte transferimi më i shtrenjtë i klubit bavarez në merkaton e sapombyllur, për shumën e 70 milionë eurove. Drejtuesit nga Mynihu e nuhatën potencialin e mbrojtësit holandez, duke dalë edhe nga zakoni i tyre i të shpenzuarit në tregun e transferimeve.

de ligt

Por në një pikë ku fati deshi të vërë përballë Bajernin me italianët e Interit, 23- vjeçari nuk do të shpërblejë vetëm me potencialet brenda fushës së lojë, por edhe si “agjent”.

Matajs u ka shërbyer bardhezinjve të Juventusit për 3 vjet. Gjatë kohës kur u transferua nga Ajaks në ekipin më të titulluar përtej Adriatikut, ai mund t’i rrëfejë Nagelsmanit se si mund t’u gjejnë ilaçin e duhur italianëve në Milano: “Inter është ekip shumë i mirorganizuar, kam luajtur disa herë ndaj tyre dhe nuk është e lehtë. Ju e shihni vetë rritjen e tyre në vitet e fundit. Përvoja është tjetër plus për ta, pasi eksperienca të ndihmon shumë në një kompeticion ku çdo gabim mund të ndëshkojë në ecurinë, aq më pak kur ndodhesh në një grup të tillë, më kundërshtarë të klasit botëror”.

Ish-juventini nuk nguroi të kapet edhe në aspektin taktik, duke shtuar: “Zikaltrit nuk kanë ndonjë strategji të madhe në vendosje, gati në çdo ndeshje vijnë me 3-5-2. Përdorimi i kësaj skeme të tillë nënkupton ngjeshje në repartin e mesfushës, aty ku dyluftimet do të jenë mjaft të forta, plus që ekipi i Inzagit gëzon në gjirin e vet lojtarë të fortë fizikisht, çka do të na e bëjë më të vështirë punën”, përfundoi mbrojtësi holandez.

Arena e Lajmit


Rikthehet dhe njëherë në Itali, De Ligt provokon Interin: Luan gjithmonë me të njëjtën skemë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook