Të shtënat me armë mbi Top Channel, shoqërohen dhe më pas lihen të lirë dy persona, një prej tyre ish-dhëndri i rojës që u vra

Mezes

Dy persona janë shoqëruar nga policia pas të shtënave me armë mbi zyrat e televizionit “Top Channel” që ndodhi pas mesnatës së të dielës në periferi të kryeqytetit dhe u vra roja i sigurisë Pal Kola.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se Policia e Vlorës shoqëroi dje dy persona nga Shkodra, pasi krijoi bindjen se fshihnin diçka. Roberto Papci dhe Agostin Tonaj po lëviznin me një automjet tip “Ben”z. Automjeti tip “Benz” ishte i marrë me qira në Shkodër.

Pas shoqërimit ata janë marrë në pyetje shkurtimisht nga DVP Vlorë, për t’iu dorëzuar më pas DVP Tiranë për veprime të mëtejshme dhe me pas janë lënë të lirë. Roberto Papci rezulton të jetë ish-dhëndri i Pal Kolës.

Sipas hetimeve, në ngjarje ka dyshime që kanë qenë 5 persona që kanë marrë pjesë, ku për pasojë ndërroi jetë 60-vjeçari Pal Kola. Mjeti tip “Range Rover” që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes.

Ky i fundit dyshohet se ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë lënë turnin, ka sinjalizuar atentatorët. Më pas ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.

Ndërkohë, në automjetin që kreu sulmin udhëtonin 3 persona, ku 2 prej tyre hapën zjarr në drejtim të godinës së Top Channel dhe më pas u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës, dhe dogjën mjetin në Kavajë, ndërsa priteshin aty nga dy automjete të tjera, një BMW dhe një Audi. Policia në vendngjarje sekuestroi 30 gëzhoja.

Të shtënat me armë mbi Top Channel, shoqërohen dhe më pas lihen të lirë dy persona, një prej tyre ish-dhëndri i rojës që u vra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook