“Fituan një ndeshje se ua fali… Rrogozhina”, Dede, kritika Shehit: Hoqi Behiratçen kampion për Zhivanajn

Nevil Dede nuk i ka kursyer disa kritika për zgjedhjen e trajnerit Orges Shehi për të lënë në stol Behiratçen dhe për të aktivizuar në vendin e tij Zhivanajn.

NEVIL DEDE

Trajneri i Dinamos, i ftuar në emisionin “Skaner” në “MCN TV”, ka ngritur një çështje për faktin se drejtuesi i pankinës së Tiranës ka nxjerrë jashtë loje një lojtar që e ka ndihmuar për të dalë kampion sezonin e kaluar dhe e zëvendëson me një mbrojtës të ri si Zhivanaj. Në fjalët e Dedes thuhet se një gabim në një ndeshje, nuk mund të bëjë që Behiratçe të humbasë vendin në formacion:

“Behiratçe është kampion. Ai ka dalë kampion me Tiranën. Ka luajtur mbi 60% të ndeshjeve. Do të bëj krahasimin. Zhivanaj është prapë produkt i Tiranës. Ka mbaruar akademinë e Tiranës, ka shkuar në Pukë në Kategorinë e Dytë, ka lëvizur në një kampionat më të lartë, kakaluar te Kastrioti, ku ka luajtur vetëm një nga katër fazatdhe është kthyer te Tirana. Sa ndeshje ka luajtur te Tirana? Dhe ti heq Behiratçen që ka dalë kampion?

Ke njëlojtar tjetër si Zhivanaj, që e ke prodhimin tënd, por e keabandonuar njëherë dhe tani e ke marrë përsëri. Fitonnjëherë me Rrogozhinën se ta fali ndeshjen Rrogozhina.Me një ndeshje nxjerr jashtë një lojtar që të ka nxjerrëkampion gjithë sezonin. Tani është një pyetje e madhe,Zhivanaj nuk është më, kë do të bëjnë gati tani? Do tëbëjnë gati Lulajn?”, ka thënë Nevil Dede.

Arena e Lajmit


“Fituan një ndeshje se ua fali… Rrogozhina”, Dede, kritika Shehit: Hoqi Behiratçen kampion për Zhivanajn

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook