Rrëmbeu dhe ekzekutoi ndërtuesin e më pas e groposi në Dajt, kush është 43-vjeçari i ekstraduar nga Franca. Në 1997 kishte vrarë një polic

Vasil Biba

Bledar Mneri, 43 vjeç, është ekstraduar dje nga Franca pasi është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen me paramendim të ndërtuesit Vasil Biba, i cili u gjet i groposur në malin e Dajtit.

Ngjarja e rëndë kriminale ka ndodhur në datë 14 shkurt 2016. Biba u gjet i vrarë me dy plumba në kokë dhe i groposur në vendin e quajtur “Zabel”, në territorin e Komunës së Dajtit.

Po kush është Bledar Mneri Mneri i ekstraduar dje në Shqipëri si rezultat i bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Paris?

Mneri rezulton i dënuar më parë për veprën penale të vrasjes së kryer në bashkëpunim, të punonjësit të Policisë së Shtetit A.M., ndodhur në vitin 1997.

43-vjeçari është gjithashtu një person me precedentë penalë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e koordinuara të Policisë dhe Prokurorisë, dyshohet se motivi i vrasjes së ndërtuesit ka qenë mashtrimi në fushën e ndërtimeve dhe shuma të mëdha të pashlyera (borxhe) nga ana e viktimës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, sepse ka vrarë me armë zjarri, shtetasin Vasil Biba, në vitin 2016, në fshatin Priskë, Tiranë.

Shtetasi Bledar Mneri iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimin të Gjykatës.

Rrëmbeu dhe ekzekutoi ndërtuesin e më pas e groposi në Dajt, kush është 43-vjeçari i ekstraduar nga Franca. Në 1997 kishte vrarë një polic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook