Drogë nga Ekuadori me shenjën ‘Louis Vuitton’, arrestohen 3 shqiptarë në portin italian. Ja ku i kishin fshehur 83 kg kokainë

Itali1

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi janë kapur me 83 kg kokainë të fshehur mes bananeve në një kontejner.

Ajo çka bie në sy është se kokaina ishte e paketuar me logon e brandit Louis Viuttion.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët kishin hyrë fshehurazi në zonën doganore të portit Vado Ligure. Anija mbante një ngarkesë me banane nga Ekuadori dhe si shumë dërgesa të tjera transaksionale mallrash nga zona të konsideruara si ‘të rrezikshme’ , iu nënshtrua kontrollit. Mësohet se tre autorët janë të moshave 23, 28 dhe 33 vjeç dhe jetonin në Piza.

Aktualisht ata ndodhen në paraburgim, por pritet të transferohen drejt burgut Genova Marassi.

Arena e Lajmit

Drogë nga Ekuadori me shenjën ‘Louis Vuitton’, arrestohen 3 shqiptarë në portin italian. Ja ku i kishin fshehur 83 kg kokainë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook