Sulmuesi norvegjez Erling Haland bëhet lojtari i parë në histori që ka shënuar 25 gola në 20 paraqitjet e para të Ligës së Kampionëve.
Haland ka realizuar dy gola të martën mbrëma, në fitoren 0-4 ndaj Sevijas në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Për Halandin është ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve me Sitin. Norvegjezi është shndërruar në një makineri golash! Në Champions pos Dortmundit, 22-vjeçari luajti dhe shënoi gola edhe me Salcburgun.
Arena e Lajmit