Tomas Tuhel nuk e fsheh zhgënjimin e tij. Ai nis nga vetja dhe përfundon me lojtarët. Trajneri gjerman nuk do të përmendë emra, por pranon se skuadra nuk po funksionon.
“Është një ndeshje e dobët prej nesh. Kemi të njëjtën histori si gjithmonë. E nisim mirë ndeshjen, nuk finalizojmë gjysmërastet tona.
Nuk e ndiejmë që ndeshjen e kemi aty dhe duhet ta mbyllim në 15-20 minutat e para Pastaj pësojmë me kundërsulm, i cili ishte një gol i lehtë dhe prej këtij momenti vuajtëm”, tha trajneri i Çelsit.
“Cili është problemi kryesor? Ka shumë për të analizuar. Unë jam pjesë e tij.
Qartazi nuk jemi atje ku duhet të jemi dhe mund të jemi. Kështu që është përgjegjësia ime, është jona, duhet të gjejmë zgjidhje. Për momentin mungon gjithçka”.
Atij i kërkohet edhe një mendim për debutimin e Obamejangut, por Tuheli nuk është në ditën për të folur individualisht për lojtarët e tij:
“Nuk do ta flas për emra. Ne luajmë si skuadër dhe humbasim si skuadër. Ekipi u shpërbë pas golit dhe është e vështirë të thuash të kundërtën. Dinamo nuk më surprizoi. Unë personalisht nuk e nënvlerësova.
Nëse lojtarët e kanë bërë, atëherë kemi një problem të madh”.
Arena e Lajmit