“S’bëhet riciklim, vetëm groposje”, Partia e Lirisë për inceneratorin e Tiranës: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë!

Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka lëshuar akuza për inceneratorin e Tiranës. Vasili theksoi se mbeturinat trajtohen në mënyrë primitive.

Sipas tij, ndonëse është i njëjti proces për trajtimin e këtyre mbetjeve, në Sharrë dhe në Bushat çmimi ndryshon. Mes të tjerash Vasili tha se Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton/mbetje, ndërsa Shkodra 16 mijë lekë.

“Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi vijon denoncimin e aferës së inceneratorëve duke publikuar fakte të reja. Në filmimet e zhvilluara nga korriku 2022 deri në janar të 2023, per nje periudhe prej 180 dite provohet e kundërta e deklaratave mashtruese të kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Kryeministri deklaroi se në inceneratorin e Tiranës bëhet ndarja në burim, riciklimi dhe djegia. Nga pamjet që ne kemi siguruar në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm groposje primitive. Krahasimi, pamjet me dron tregojnë që në inceneratorin e Tiranës dhe landfillin e Shkodrës kryhet i njëjti proces!Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi nuk është ndalur thjesht me filmimin e procesit të punës në të ashtuquajturin incenerator i Tiranës.

Duke marrë shkas nga po nga deklaratat e kryeministrit në Komisionin Hetimor se: “procesi në inceneratorin e Tiranës është ekselent dhe më i liri në rajon”, Kryemadhi ka filmuar dhe procesin e punës në landfillin e Shkodrës. Nga krahasimi i pamjeve del që Tirana nuk ka incenerator, por thjesht një qendër grumbullimi mbetjesh të njëjtë me atë të Shkodrës. Bashkia e Shkodrës për të njëjtin proces, pra atë të groposjes paguan 1600 lekë të reja për ton.

Ndërkohë Bashkia e Tiranës paguan 29 euro për ton ose dyfishin, duke na e shitur si proces incenerimi kur ndërkohë kryhet vetëm groposje, pa diferencim. Edi Rama dhe Erion Veliaj janë një, duhet të dalin dy para drejtësisë. Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të dalin të dy para drejtësisë për aferën e inceneratorëve. Deklaratat e tyre në Komisionin Hetimor janë gënjeshtra dhe për veprimet dhe deklarimet e tyre provojne se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë dy kokat kryesore të grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.

Pra, siç e patë kryehajduti Edi Rama është krenar për atë groposjen e neveritshme primitive, është krenar sepse rrëmben paratë. Është shumë i lumtur për këtë gjë sepse firmos tak, tak, sepse ato tak, tak janë 430 milionë euro që kanë futur në xhep. Dhe sejmeni i tij në Bashkinë e Tiranës, atavizma e tij në Bashkinë e Tiranës, zorra qorre e tij në Bashkinë e Tiranës, pohon se ata janë një dhe të pandarë. Të gjithë bashkë pra, Erion Veliaj, Edi Rama, Engjell Agaçi, Armando Subashi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj e të tjerë siç e shikoni janë pjesë e të njëjtit grup kriminal i cili është në sytë tuaj e që vjedh ditën për diell. Monika Kryemadhi dje evidentoi me pamjet e qarta për çdo qytetar shqiptar. Situata është shumë e rëndë. Drejtësia shqiptare është në provën më të madhe se kurrë ndonjëherë në provën e ekzistencës së saj. Kjo hajdutëri e cila është certifikuar dhe i është vënë vula dhe çdo qytetar e ka të qartë. Nuk ka asnjë qytetar që ka dilema që ka një hajdut kryeministër që ka vjedhur bashkë më të tërë bandën e tij duhet të veprojë në mënyrë të rrufeshme. Çdo ditë që humbet është prova e çbërjes së sistemit të drejtësisë, e humbjes së sfidës së tij, e dërrmimit të shtetit ligjor dhe krijimit të një kaosi të jashtëzakonshëm e cila vë ballë për ballë qytetarët me hajdutët. Këta nuk mund të vazhdojnë asnjë sekondë më që të vjedhin Shqipërinë dhe sigurisht 14 maji është dita e ndëshkimit të madh, jo vetëm të tyre, po të hajdutërisë të atyre që kanë grabitur dhe grabisin shqiptarët edhe në këto ditë shumë të vështira të krizës, të varfërisë, e të shpopullimit që vjen pikërisht për shkak të kësaj hajdutërie të padëgjuar. Tashmë të nderuar qytetarë e keni shumë të qartë, hajdutëria është në sytë tuaj, ka emër e mbiemër që janë Edi Rama dhe Erion Veliaj dhe përballë tyre është drejtësia shqiptare, që o flet sot ose futet pastaj në krahun e të inkriminuarve të implikuarve me çështjen dhe nuk është më në krahun e atyre që duhet të jenë rojtarë të ligjit.”, tha Vasili.

“S’bëhet riciklim, vetëm groposje”, Partia e Lirisë për inceneratorin e Tiranës: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook