Lajme të mira nga infermieria për Liverpulin në prag të ndeshjes me Napolin. Rikthimi i Tiago Alkantarës në skuadër nuk ishte një surprizë, por ajo që ka gëzuar Klopin është përgjigjja e skanerit për kapitenin Xhordan Henderson.
Kapiteni i Liverpulit pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen kundër Njukasëllit një javë më parë, dëmtim të cilin trajneri gjerman e përshkroi si serioz. 32- vjeçari rrezikonte të qëndronte për muaj larg fushe.
Por “The Athletic” zbuloi përgjigjen e skanerit që iu bë të premten dhe nuk bëhet fjalë për më të keqen. Henderson parashikohet të rikthehet sërish në fushë pas 3 javësh dhe pritet të humbasë vetëm katër ndeshje.
Arena e Lajmit