Selena Gomez është parë nën shoqërinë e asistentes personale të Zayn Malik, mes thashethemeve se dy këngëtarët janë në një romancë.
Këngëtarja u pa duke ecur me asistenten personale të Zayn, Taryn Zimmerman në qytetin e Nju Jorkut.
Lajmi vjen vetëm disa ditë përpara se Selena Gomes të bënte në një takim sekret me 30 vjeçarin.
Ata janë parë të kapur për dore dhe duke u puthur’ në takimin romantik.
Selena nuk ka qenë në një romancë që nga ndarja me Justin Bieber në maj 2018.
Ylli i popit, i cili ka një vajzë 2-vjeçare Khai me ish të dashurën Gigi Hadid, raportohet se ka filluar një lidhje me Selenën, megjithëse romanca e tyre nuk është serioze për momentin.
Zayn mendon se ajo është e mrekullueshme dhe dëshiron të shohë se si do shkojnë gjërat mes tyre.
‘Zayn e njeh Selenën prej vitesh dhe ai është padyshim i dashuruar me të. Ai e ka admiruar gjithmonë dhe mendon se ajo është një person i jashtëzakonshëm. Ata nuk janë shumë seriozë dhe ajo është e lirë të takojë meshkuj të tjerë. Megjithatë, Zayn do të donte të vazhdonte të shihte se ku do shkojnë gjërat”, tha një burim.
Këngëtari ka qenë ‘përqendruar te vetja’ që nga ndarja nga Gigi në tetor 2021, por kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij të mundshme me Selenën, e cila më parë ka qenë e lidhur me The Weeknd (ish i motrës së Gigit, Bella Hadid) po ndihet ‘optimist’.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”