Ka stërvitur Rei Manajn, ish-lojtari i Interit të tripletës nis bisedimet për pankinën skuadrës së Serisë A

Pas shkarkimit të Sinisa Mihajloviç nga detyra e trajnerit, klubi i Bolonjës po sheh përtej për të gjetur sa më shpejt një teknik të ri për sezonin aktual që ka nisur.

TIAGO MOTA

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, klubi emilian ka nisur bisedimet me ish-futbollistin e Interit të tripletës, Tiago Motën, i cili nga drejtuesit kuqeblu shihet si favoriti për tu ulur në pankinë.

Italo-Braziliani aktualisht ndodhet pa ekip pas përfundimit të detyrës me Specian në sezonin e kaluar, ku kishte mundësinë të stërviste edhe sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Rei Manajn.

40-vjeçari më parë ka qenë edhe trajner i Xhenoas dhe i PSG-së U-19.

– Arena e Lajmit


Ka stërvitur Rei Manajn, ish-lojtari i Interit të tripletës nis bisedimet për pankinën skuadrës së Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook