U largua nga banesa pa njoftuar, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, ja dyshimet e para

Ambulance

Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në fshatin German të Matit pasi më herët ishte larguar nga banesa.

Sipas njoftimit të Policisë ai ishte denoncuar i zhdukur nga vëllai i tij ditën e djeshme, ndërsa mësohet se 36-vjeçari me iniciale A. M. kishte shfaqur kohët e fundit probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

U largua nga banesa pa njoftuar, gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat, ja dyshimet e para

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook