Çelsi është vënë menjëherë në ndjekje të një trajneri të ri për të zëvendësuar të shkarkuarin Tomas Tuhel, me shumë emra që përfliten se do të zënë vendin e lënë bosh nga gjermani.
Njëri prej tyre është dhe trajneri i Sauthemptonit, Ralf Hasenhutl. Austriaku ka bërë mirë me skuadrën angleze në këto 4 vite dhe shihet si një mundësi e mirë për Çelsin.
Gjithashtu ishte ai që e bëri të njohur Armando Brojën në arenën e futbollit anglez, duke e bërë atë një lojtarë titullar për Sauthemptonin.
Afrimi i austriakut do të ishte një mundësi e mirë për Brojën, i cili kërkon më tepër minuta në skuadrën e Çelsit.
Gjithsesi emri më i mundshëm për stolin e “Bluve” vazhdon të jetë ai i Graham Poter, për të cilin drejtuesit janë gati të bëjnë një ofertë, por dhe ai i Mauricio Poçetinos, i cili i është vetëofruar Çelsit.
Arena e Lajmit