“Qindra vende pune janë shkurtuar”, Partia e Lirisë denoncon: Biznesi i prodhimit të birrës ka ndalur prodhimin, shkak rritja skandaloze e akcizës

Silva Caka

Partia e Lirisë ka denoncuar qeverinë “Rama” duke e cilësuar të korruptuar. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka pohoi se biznesi i prodhimit të birrës ka ndalur prodhimin, fakt që është bërë publik sipas saj nga Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendorë të Birrës.

Ndër të tjera Caka theksoi se qeverisja është e tëra në shërbim të oligarkëve, pasi ka rriti në mënyrë absurde dhe skandaloze akcizën e birrës për prodhimin vendas.

REAGIMI I PARTISË SË LIRISË
Qeverisja e korruptuar dhe e dështuar rilindase, peng i oligarkëve, bën gjithçka për të falimentuar dhe mbyllur biznesin vendas.
Biznesi i prodhimit të birrës ka ndalur prodhimin dhe ky fakt është bërë publik nga Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendorë të Birrës.
Qeverisja, e cila është e tëra në shërbim të oligarkëve, rriti në mënyrë absurde dhe skandaloze akcizën e birrës për prodhimin vendas.
Kjo masë u dënua ashpër nga Partia e Lirisë, si një masë që dëmtonte në themel prodhimin vendas dhe që do të shkaktonte humbjen e mjaft vendeve të punës dhe në funksion të kësaj, Partia e Lirisë paraqiti dhe një amendament në Kuvendin e Shqipërisë, për heqjen dhe anullimin e vendimit për rritjen e akcizës.
Rilindja në Kuvend, e kapur për gryke nga oligarkët dhe interesat e importuesve, e rrëzoi amendamentin e Partisë së Lirisë, edhe pse ky amendament i vinte në ndihmë mbrojtjes së biznesit vendas, ruajtjes së qindra vendeve të punës dhe respektonte direktivën D.92/84 KEE, e cila lejonte akcizën e diferencuar për prodhimet vendase në Europë.

Pasojat janë shumë të qarta; vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të rritjes së akcizës, qindra vende pune janë shkurtuar në këtë fillim janari dhe është e qartë që qindra familje kanë mbetur pa të ardhurat, me të cilat mbajnë në këmbë familjet e tyre.
Situata është pa rrugëdalje edhe për të ardhmen, duke llogaritur rritjen e çmimeve të lëndëve të para të prodhimit të birrës dhe rritjen e çmimit të energjisë.
Pra, qeveria rilindase që kompensonte tenderat me dhjetëra miliona euro se ishin rritur çmimet e materialeve të ndërtimit, falimenton me ndërgjegje të plotë bizneset vendase të prodhimit të birrës.
Partia e Lirisë, mbështet fuqimisht idenë e Shoqatës së Prodhuesve Vendorë të Birrës për kundërshtimin e ndryshimeve në ligjin e akcizës në Gjykatën Kushtetuese dhe i bëjmë thirrje anëtarëve të kësaj Gjykate, që gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje, të rreshtohet në krah të interesave të qytetarëve që humbasin vendet e tyre të punës e jo të interesave të Edi Ramës e atyre që e kanë kapur peng atë.
Çdo ditë që qeverisja rilindase qëndron në pushtet, do të ketë vetëm biznese që mbyllen dhe qindra shqiptarë që mbeten pa punë.
14 maji është dita e ndëshkimit, që Shqipëria të çlirohet nga hajdutët dhe grabitqarët e Edi Ramës dhe shqiptarët të mos detyrohen më të lënë vendin, por të ndërtojnë jetën e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.

“Qindra vende pune janë shkurtuar”, Partia e Lirisë denoncon: Biznesi i prodhimit të birrës ka ndalur prodhimin, shkak rritja skandaloze e akcizës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook