Ajaksi i Amsterdamit ka bërë një hap të parë bindës në Ligën e Kampioneve me një fitore të thellë 4-0 ndaj Rejnxhërs në ndeshjen e hapjes të Grupit A të këtij kompeticioni.
Skuadra holandeze fitoi me lehtësi përballë skocezëve, duke shënuar 3 herë që në pjesën e parë të duelit dhe duke bërë shumë të thjeshtë fitoren e cila u vulos nga goli i Bergvajn në pjesën e dytë me rezultatin përfundimtar 4-0.
Ndërsa një rezultat surprizë mund të cilësohet humbja 0-3 në shtëpi e Eintraht Frankfurt përballë Sporting Lisbonës. Skuadra gjermane pritej me shumë interes në Ligën e kampioneve pas triumfit në Ligën e Europës në edicionin e kaluar. Por ajo ka shfaqur shumë pak nga futbolli që kishte dhuruar në edicionin e kaluar dhe u dorëzua përballë portugezëve cinikë të cilët morën një sukses shumë të rëndësishëm në ndeshjen e parë.
REZULTATET
GRUPI A
AJAKS-REJNXHËRS GLLASGOU 4-0
17′ Alvarez, 34′ Berghuis, 34′ Kudus, 80′ Bergvajn
GRUPI D
EINTRAHT FRANKFURT-SPORTING LISBONË 0-3
65′ Eduards, 67′ Trinkao, 82′ Santos
FORMACIONET ZYRTARE
GRUPI A
AJAKS-REJNXHËRS GLLASGOU
GRUPI D
EINTRAHT FRANKFURT-SPORTING LISBONË
Arena e Lajmit