Kryeministri Edi Rama, në panelin Zgjerimi i Horizonteve Europiane gjatë Forumit të Davosit, foli mes të tjerash për domethënien që ka për vendin tonë anëtarësimi në BE.
Megjithatë ka qenë një shprehje e tij ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Ai i ka kërkuar ndjesë Presidentes së Parlamentit Europian Roberta Metsola për gjuhën që do të përdorte, dhe duke iu referuar skandalit të arrestimit të eurodeputetes Eva Kail për aferën Katar-Gate, Rama tha se mendonte se “Karma ish a bitch”.
“Ne e kuruam tërësisht, por BE donte që pacienti të vraponte, sepse kishin zgjedhjet dhe para sesa të bënin zgjedhjet, nuk mund të na jepnin dritën e gjelbër.
Së dyti, Roberta tha sesa mirë ishte për Maltën që hyri në BE. Më lini të them që procesi ka ndryshuar, ka ndryshuar tërësisht, është bërë procesi më neurotik dhe më i padrejtë që është mirë për ne, është një ushtrim mjaft i mirë i nervave dhe është një transferim mjaft i mirë i njohurive sepse pa BE-në, vendet e Ballkanit nuk do të kishin të ardhme, duke qenë se BE-ja është i vetmi burim njohurie sesi të ndërtohen institucionet, shteti demokratik, e kështu me radhë.
Por, në qoftë se do t’u rezervonin të njejtin trajtim vetë shteteve anëtare, duhet t’iu them dhe nuk po them Malta, por më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit europian nuk do ta kishin më të mundur të hyjnë në Bashkim Europian ,do ta kishte të pamundur.
Nuk flasim për shtete ish-komuniste, por flas dhe për themeluesit, më besoni.
Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm.
Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma is a bitch”, tha ai.
Katar-gate është skandali që tronditi BE në lidhje me korrupsionin brend Unionit.
Parlamenti ka qenë në qendër të një hetimi të gjerë nëse qeveritë e huaja, përfshirë Katarin dhe Marokun, kanë ndikuar ilegalisht në punën e tij. Hetimi ka futur në kurth një ish-nënkryetar të Parlamentit, një ish-deputet, një asistent parlamentar dhe një shef të OJQ-ve dhe ka hedhur dritë mbi procedurat e institucionit për të trajtuar konfliktet e mundshme të interesit.
Rama tha që BE-ja tani kërkon standarde më të larta nga anëtarët e mundshme si Shqipëria, standarde më të lartë se të vendeve që tashmë janë anëtare.
“Nëse do aplikoheshin këto standarte, gjysma e vendeve anëtare nuk do të mund të ishin pjesë e BE”, tha kreu i qeverisë.
Arena e Lajmit