Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se inceneratori i Tiranës nuk po kryen asnjë funksion për trajtimin e mbetjeve.
Në emisionin “Opinion”, Kryemadhi publikoi pamje ku shihej se kamioni që merr mbetjet në kryeqytet edhe pse qytetarët i seleksionojnë mbetjet, i depozitonte në të njëjtin vend me mbetjet e tjera.
E pyetur në se pse nuk bën një padi për moszbatim të kontratës nga ana e kompanisë së incenerimit të mbetjeve në Inceneratorin e Tiranës, Monika Kryemadhi tha se e ka bërë më parë për atë të Elbasanit.
“Të vijë policia të më marrë live për këto. Siç më morën për Inceneratorin e Elbasanit dhe e ndanë çështjen pastaj”-u shpreh Kryemadhi.
Pjesë nga biseda:
Monika Kryemadhi: Peshohet, normalisht duhet të hyjë në kapanon.
Blendi Fevziu: As ky nuk hyri në kapanon?!
Monika Kryemadhi: Po sigurisht që as ky. Edhe pse njerëzit i kanë diferencuar mbetjet.
Blendi Fevziu: Po por përderisa i kanë diferencuar njerëzit, ku shkojnë?
Monika Kryemadhi: Kot i diferencojnë njerëzit. Te gropa e vjetër, venddepozitimi i vjetër i Sharrës.
Blendi Fevziu: Pra pavarësisht se njerëzit i kanë ndarë letrat më vete, mbetjet më vete, ai i bashkon të gjitha bashkë.
Monika Kryemadhi: I bashkon përsëri.
Blendi Fevziu: Po mbase i ndan mbrapa. I ndan atje te gropa.
Monika Kryemadhi: I ndan me dhe sipër?! Nuk ndahen Fevzi. Mbasi varroset diçka nuk mund ta zhvarrosësh, këtë mund ta zhvarrosë vetëm Prokuroria.