“Jam e dashuruar me një banor këtu brenda”/ Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon

Historia mes Lorencit dhe Keisit e cila ishte mbyllur disa kohë më parë duket se po rinis sërish brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Së fundmi Keisi, i ka rrëfyer Lorencit dhe Nitës se sekreti që ajo kishte treguar në dhomën e rrëfimit ishte se ka qenë e dashuruar me një banor të Big Brother VIP.

Teksa qëndronin në kuzhinë, modelja la të nënkuptohej se presoni në fjalë ishte këngëtari, pasi u shpreh se ishte personi që kishte përballë në bisedën që po zhvillonte me të. Më pas Lorenci u afrua drejt saj duke i dhënë një përqafim.

 

Pjesë nga biseda:

Keisi: Po si nuk e gjetët sekretin tim? Që isha e dashuruar

 

Lorenci: Me kë mi? Me Kristin?

 

Keisi: Jo, e kam përballë.

 

Lorenci: Shikoje cfarë thotë, paska thënë që jam dashuruar me një person, përballë.

 

Nita: Oo kuku.

 

Lorenci: Tani e kapa unë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Kujtojmë se Keisi nisi një romancë me Kristin brenda shtëpisë e cila nuk zgjatu shumë, pasi këngëtarja vendosi t’i jepte fund. Ajo pranoi se pëlqimi i madh që pati në fillim për të, bëri që të merrte hapa të nxituar dhe jo të duhura dhe në fund theksoi se banorët dhe publiku nuk do e shikojnë më si çift me Kristin.

“Është e vështirë në këtë shtëpi që të kesh dikë të mbështetësh kokën, këtë gjë e gjeta te Kristi. Kisha një pëlqim shumë të madh dhe më bëri të mendoja vetëm për këtë lidhje dhe shpejtova, m’u errën sytë. Mësova që në vazhdim se ky pëlqim nuk ishte më njësoj dhe më shumë po më dukej sikur po vazhdoja këtë gjë se mendoja po të përpiqem më shumë do kishte dhe dashuri. U fokusova dhe harrova synimin tim më mirë vendosa ta ndërpres sa nuk është vonë dhe të bëj lojën time, nëse dashuria ka qenë më vonë do e gjejë rrugën nëse jo nuk bëhemi më… brenda në shtëpi nuk do na shihni më bashkë”– tha Keisi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

“Jam e dashuruar me një banor këtu brenda”/ Keisi pranon se ka ndjenja për Lorencin, këngëtari e përqafon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook