“Pse më sheh?!”, dëshmitari rrëfen zanafillën e krimit të dyfishtë në Kavajë: Altini kishte vajzën prej dore kur…

Vrasja Ne Kavaje Flet Deshmtari

Një tjetër dëshmi zbardh detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi dje Kavajën, ku dy persona humbën jetën pasi qëlluan me armë dhe thikë njëri-tjetrin.

Një banor i lagjes ku ndodhi krimi rrëfeu për gazetaren e News24 Klodjana Haxhiaj se sherri mes Edmond Gosës dhe Altin Rexhës nisi për motive banale.

Mes të tjerash ai tha se Altin Rexha kishte qenë me vajzën e mitur kur kishte ndodhur vrasja.

“Nuk kanë probleme. Sherri ishte kot për një frazë; pse më sheh? Ai Altini ishte me fëmijën në dorë, kishte gocën përdore. Po bisedonin aty. Unë sapo ikja, por kur dëgjuam krisma. Njëri u godit me thikë, njëri me armë. 4 të shtëna me armë dëgjova.”, tha dëshmitari.

Arena e Lajmit

“Pse më sheh?!”, dëshmitari rrëfen zanafillën e krimit të dyfishtë në Kavajë: Altini kishte vajzën prej dore kur…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook