“Ndryshe nga Berisha, Rama nuk ka skrupuj”, Lubonja: PS parti oligarkësh. Shkodrën mund ta marrin socialistët, por…

Lubonja9

Në pjesën e dytë të emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhej me zgjedhjet lokale, dhe specifikisht për qytetin e Shkodrës.

Analisti Fatos Lubonja ka deklaruar se partitë politike në vendin tonë janë parti oligarkike dhe se ndryshe nga kreu i PD Sali Berisha, kryeministri Rama i ka mbledhur rreth tij të gjithë.

Sa i përket Shkodrës, Lubonja u shpreh se loja është e hapur sidomos pas largimit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë dhe bashkimin me PS.

“Partitë tona kanë të gjitha parti oligarkësh, njerëzish të pasur që u lidhën me politikën jo për ideal apo ide, por për tu pasuruar më shumë e për të pasur pushtet. Ky është thelbi i parive tona. por ka pasur një lloj pluralizmi oligarkik kur disa ishin me PD, disa me PS, disa me LSI si Çela i Shkodrës.

Mendoj që me kalimin e kohës ndarja historike që në ‘90 ishte i fortë erdhi duke u zbehur në dobi të klasave ekonomike. Tom Doshi është me origjinë të persekutuar dhe ishte me PD, tani ka një parti Socialdemorkate parti bashkë me Ramën.

Rama si Putini, ku një parti socialiste e cila është parti oligarke, një pallat një votë. Ajo që ka bërë Rama që ka dëmtuar edhe më shumë hapësirat demokratike në Shqipëri është që i ka kapur të gjithë oligarkët, ndryshe nga Berisha që kishte pak skrupuj, Rama i mblodhi të gjithë në partinë e tij.

Socialistët e braktisën Shkodrën se ishte bastion i djathtë.

PS ka shanse në Shkodër, gjithsesi nëse PD do ishte bashkuar do ishte e hapur loja falë braktisjes së Shkodrës. Është në lojë Shkodra. Në një vend normal demokratik, Shkodra duhet të kishte ikur nga PD dhe mbase ti ishte kthyer sërish.

Shanset janë që ta fitojë PS-ja Shkodrën”, tha ai.

Arena e Lajmit

“Ndryshe nga Berisha, Rama nuk ka skrupuj”, Lubonja: PS parti oligarkësh. Shkodrën mund ta marrin socialistët, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook