Khloé Kardashian shpesh herë nuk ia përton aspak kritikëve një përgjigje të prerë nga ana e saj dhe kështu ka ndodhur së fundmi me yllin e “The Kardashians”.
Milionerja iu përgjigj një komenti të një ndjekësit në videon që ajo postoi në Instagram të ku tregonte rutinën e saj të stërvitjes.
Pavarësisht se shumë nga fansat e saj ‘duartrokitën’ yllin e “Kardashians” për paraqitjen në palestër, një ndjekës e pyeti nëse i mungonte “fytyra e saj e vjetër”.
Themeluesja e “Good American” nuk ia përtoi aspak me përgjigjen e saj ku i shkroi thjesht: “Jo”.
Dhe pas kësaj, fansat e yllit reaguan menjëherë duke e përgëzuar për përgjigjen e dhënë.
“Më pëlqen kjo përgjigje, njerëzit duhet të shikojnë punët e tyre,” komentoi një ndjekës.
“Më pëlqejnë përgjigjet e tua Khloe” shtoi një tjetër,
“Je e mrekullueshme dhe përgjigja jote…. Epike ”, ka shkruar një fans i tretë.
Ndërsa disa të tjerë e quajtën komentuesin “xheloz”, ndërsa ky i fundit sqaroi se ai “thjesht po pyeste nëse dikush mund të ndihet i humbur duke parë reflektimin e tij një ditë dhe të mos jetë në gjendje ta njohë veten”.
Kujtojmë që Khloe Kardashian shpesh herë është kritikuar në rrjet në lidhje me ndërhyrjet e saj të shumta në fytyrë, por edhe trup.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”