Vendoset fati i Edi Rejës, ja si pritet të ndryshojë Shqipëria në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Taulant Seferi është emri i parë i zyrtari zuar që do të jetë i grumbulluar nga trajneri Edi Reja për ndeshjet e Ligës së Kombeve në fundin e muajit. Sulmuesi u transferua në këtë merkato nga Tirana te Vorskla Poltava në Ukrainë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi i Vorsklës që tregon se Seferi do të jetë pjesë e Kombëtares në fundin e shtatorit.

Edi Reja

Ndërkohë që afrohen edhe datat e ndeshjeve, po përgatitet edhe lista për lojtarët që do të angazhohen në dy sfidat e mbetura, që janë po aq të rëndësishme, por edhe të vështira për fatin e Edi Rejës në krye të ekipit kombëtar.

MUNGESAT- Në ndryshim nga muaji qershor, ku Shqipëria kishte një grup pothuajse të plotë dhe dëmtimet ishin me pikatore, këtë herë do të shohim shumë mungesa. Fatkeqësisht në javët e fundit, lojtarë të rëndësishëm të formacionit kuqezi janë dëmtuar me ekipet e tyre respektive. Duke nisur që nga Etrit Berisha, i cili nuk ka qenë i gatshëm për Torinon, në mbrojtje deri tani mungojnë edhe Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Dermaku.

Reja

Ndërsa të gatshëm janë: Veseli, Balliu, Hoxhallari, Mihaj, Lenjani, Adrian Bajrami dhe Prenga. Të gjithë janë grumbulluar këtë vit me përfaqësuesen. Për të vijuar në mesfushë dhe në sulm ku të padisponueshëm janë Keidi Bare, i cili u dëmtua pak ditë më parë me Espanjolin, Odise Roshi, Rei Manaj dhe Xhakomo Vrioni.

FORMACIONI- Strakosha mund të ketë rastin që të rikthehet titullar në portë, ndërsa mbrojtja me Balliun, Ismajlin, Veselin dhe një alternativë është edhe Gjasula, pasi po përshtatet mjaft mirë në këtë pozicion me Darmshtadin në Gjermani. Krahu i majtë mund të mbulohet nga Lenjani, Hoxhallari, të cilët po luajnë rregullisht. Mesfusha pritet që t’u besohet të rinjve si Asllani, Bajrami, Çekiçi, Laçi, të alternuar me eksperiencën e Abrashit.

kombetarja formacioni i mundshem

Ndërsa reparti i sulmit do të plotësohet me Brojën, Uzunin, Cikalleshin dhe i pritshëm është edhe një rikthim i Muçit. Ky do të jetë një shans për lojtarët e rinj që të tregojnë vlerën e tyre në këto ndeshje.

KRISTI SEJATLLARI – Arena e Lajmit

 


Vendoset fati i Edi Rejës, ja si pritet të ndryshojë Shqipëria në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook