VIDEO/ Leksion i vërtetë futbolli! Napoli turpëron Liverpulin në “Diego Maradona”

Napoli ka marrë një fitore të pamenduar me shifrat 4-1 ndaj Liverpulit, duke siguruar një start shumë të mbarë në këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Një fitore e pamenduar për mënyrën se si erdhi, me një dominim absolut të skuadrës italiane e cila mund ta kishte mbyllur sfidën me në rezultat më të thellë.

napoli liveprul

Në pjesën e parë kishte praktikisht vetëm një ekip në fushë, pasi Napoli krijoi raste pa fund, shënoi 3 herë, goditi shtyllën, humbi një penallti e pa një herë topin t’i largohej nga vija fatale e portës së Allison. Edhe pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, pasi erdhi edhe goli i katërt, por këtë herë Luis Diaz u përgjigj shpejt për të kthyer përsëri në 3 diferencën e golave.

Por tashmë Napoli mendoi të luante me qetësi dhe të administronte minutat, duke futur në kurth anglezët që krijuan pak raste para Meret, i vëmendshëm në momentet kur thirrej në detyrë. Kësisoj, Napoli siguroi në fund një fitore të thellë 4-1, që e bën atë menjëherë pretendent kryesore për të fituar Grupin A, ku duelet direkte do të bëjnë diferencën mes skuadrave.

NAPOLI-LIVERPUL 4-1
5′ (p), 47′ Zielinski, 31′ Anguisa, 43′ Simeone / 49′ L. Diaz

NGJARJET KRYESORE

61’ Luis Diaz provon të gjejë rrjetën edhe me një kthesë me kokë, Meret përgjigjet i gatshëm.

49’ Përgjigjet Liverpuli. Luis Diaz gjen rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës.

47’ Vazhdon goleada e Napolit. Mbrojtja e anglezeve lë t’i ikë përsëri Zielinski i cili ka kohë të gjuajë dy herë para Allison dhe dërgojë topin në rrjetë.

43’ Kapitullim pa kushte i anglezëve. I sapofuturi Simeone shënon edhe golin e tretë për ekipin italian.

41’ Osimhen nuk mund të vazhdojë më për shkak të një dëmtimi muskulor, Simeone hyn në fushën e lojës për napolitanët.

31’ Anguisa bën të shpërthejë përsëri festa në stadium kur pas një aksioni të shpejtë del para Allison dhe mposht portierin.

28’ E pabesueshme mundësia që humb Napoli për të dyfishuar shifrat. Osimhen i shpëton mbrojtës në të djathtë, nxjerr nga porta Allison dhe i jep një asist me portën bosh Kvara, i cili gjuan por në vend që të çojë topin në rrjetë, godet një mbrojtës të Liverpulit.

22; Goditje dënimi e Aleksander-Arnold që i afrohet golit, Meret devijon topin mbi traversë.

19’ Osimhen gabon penalltinë, pasi Allison gjen krahun e gjuajtjes të sulmuesit nigerian.

15’ Osimhen niset drejt zonës dhe pas një kontakti me Van Dajk rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë por më pas thërritet nga VAR dhe akordon penallti pas rishikimit të pamjeve.

5’ Napoli në avantazh! Një gjuajtje në hyrje të zonës devijohet me dorë nga Milner dhe gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë. Zielinski nuk gabon dhe kalon përpara skuadrën italiane.

1′ Sprint i Osimhen nga e djathta, ai kalon edhe Alison por pastaj gjuan në pjesën e jashtme të shtyllës.

FORMACIONET ZYRTARE

NAPOLI-LIVERPUL 21:00

sdfsdfsdfsdfsdf

Arena e Lajmit


VIDEO/ Leksion i vërtetë futbolli! Napoli turpëron Liverpulin në “Diego Maradona”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook