“Rrufe në qiell të hapur”! Sirena largimi për Orges Shehin! Trajneri që shpalli kampiona bardheblutë e Tiranës, është kontaktuar nga Shkëndija e Tetovës, që pak ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Shaqiri dhe është në kërkim të një “timonieri” të ri.
“Panorama Sport” mëson se Shehi është kontaktuar nga drejtuesit e Shkëndijës dhe e ka marrë ofertën, megjithatë pritet të vendosë në ditët në vijim.
Largimi i teknikut durrsak, do të trazonte ndjeshëm ujrat te kampionët në fuqi të Shqipërisë. Burime për “Panorama Sport” bëjnë me dije se një përfaqësi e klubit tetovar ka qenë sot në Tiranë dhe ka kontaktuar me teknikun i cili ka shpjeguar se është nën kontratë me bardheblutë.
Por gjithçka mbetet e hapur, pasi nuk ka qenë një refuzim, por thjesht një informim për situatën. Ndaj duket se negociatat vazhdojnë, duke bërë që të lindin skenarë të paparashikuar për kampionët e Shqipërisë!
Arena e Lajmit