“Sot Onana dhe Nojer kanë bërë të njëjtin numër pritjesh”. Kjo është deklarata e lëshuar nga Simone Inzagi që ka pushtuar rrjetin pak minuta pas humbjes 2-0 të Interit kundër Bajern Mynih në Ligën e Kampioneve.
Trajneri u shfaq në konferencë për shtyp i sigurt se ekipi i tij kishte bërë një ndeshje të mirë ndaj Bajernit. “Pritjet e Onana dhe Nojer ishin të njëjta në numër, por ne humbëm 2-0”, tha trajneri, me fjalët e tij që kanë pushtuar rrjetet sociale me tifozë të Interit e jo vetëm që e kanë cilësuar këtë si një “mashtrim” nga ana e trajnerit.
Mediat italiane kanë nxjerre në pah faktin se në fakt nga faqet e specializuara të statistikave, rezulton se Onana ka bërë 10 pritje në këtë sfidë, ndaj vetëm 2 që ka regjistruar portieri gjerman. Shifrat janë shpërndarë me shpejtësi mes tifozëve që kanë nisur protestën ndaj trajnerit edhe për këto fjalë që ka thënë në konferencën pas sfidës.
Arena e Lajmit