“Kontrollojnë tregtinë e drogës”/ Krimi i organizuar shqiptar, shqetësim i madh për policinë e Lucernit në Zvicër: Krerët janë jashtë vendit

Bandat shqiptare në rritje po kthehen në shqetësim për policinë zvicerane në Lucern. Mediat vendase duke iu referuar burimeve policore shkruajnë se shqiptarët kontrollojnë tregtinë lokale të drogës.

Krerët janë jashtë vendit, ndërkohë që policia arreston vazhdimisht dillerët shqiptarë. Sipas mediave vendase, grupe të ndryshme kriminale nuk konkurrojnë me njëri-tjetrin, por përkundrazi plotësojnë njëra-tjetrën.

Paratë e këtij aktiviteti kriminal futen në ciklin ekonomik. Investimet bëhen në prona të paluajtshme, biznese të vogla, restorante dhe tregti makinash.

Një pjesë e madhe e rasteve të pastrimit të parave shkojnë tek të ashtuquajturat “mushka parash”. Bëhet fjalë për persona të tretë që në këmbim të dëmshpërblimit rishpërndajnë para nga burime kriminale.

“Kontrollojnë tregtinë e drogës”/ Krimi i organizuar shqiptar, shqetësim i madh për policinë e Lucernit në Zvicër: Krerët janë jashtë vendit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook