Ish-Kryetari i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, në emisionin “Open” në News24, u shpreh se sa i përket ndalimit të basteve, kërkesa fillestare ishin që të mbylleshin në një kohë më të gjatë, por se ligji detyroi mbylljen brenda dy muajsh.
“Ka një rrëmujë të paimagjinueshme kur trajtohet kjo çështje. Ne kemi kërkuar që mbyllja të ishte më e gjatë në kohë makinetave i dhamë 2 vite kohë. Vendimi është marrë për dy muaj duheshin mbyllur.
Në 10 veta që vdesin 6 janë se nuk bëjnë aktivitet sportiv, duhet të vëmë ligj për gjimnastikën e mëngjesit? Masa e marrë nuk ishte efikase. I vë notë pozitive vendimit tani me shpresën që këto para të kalojnë për sportin rininë kulturën, çdo gjë që dëmton shëndetin e njeriun në planin social, të kaloi në të mirë të sportit. Nuk mund t’i mbyllim veset. Nuk mbyllen me urdhër, edukohen informohen…”, tha ai.
Arena e Lajmit