“Nuk e vazhdoj më intervistën”/ Diana Ziu i vendos pikat mbi ‘i’ debatit që u bë për përfaqësimin e Ronela Hajatit në Eurovision

Përfaqësimi i Shqipërisë nga Ronela Hajati në Eurovision solli një zhurmë të madhe mediatike duke ngjallur debate të shumta.

Këngëtarja nuk arriti të kualifikohej për në finale dhe sipas kritikëve kënga dhe performanca nuk kanë qenë e denjë për të përfaqësuar vendin tonë dhe kjo gjë e penalizoi.

Disa javë më parë në emisionin “Open” u bë një debat i madh në studio mes Robert Aliajt, Ardit Çunit dhe kompozitorja Diana Ziu ku shprehën mendimet dhe dhanë kritikat e tyre.

E ftuar në “Explus” ajo ka sqaruar se nuk ka asgjë personale me Ronelën pasi e vlerëson si këngëtare por të gjithë gjënë e ka për mënyrën sesi serviret dhe koncepti i gabuar që artistët kanë në lidhje me përfaqësimin në Eurovision.

Ronela është një këngëtare shumë e mirë ka një regjistër shumë të mirë. Kam një arsye pse kam ardhur, se po qe puna që do të diskutohet vetëm kënga e Ronelës nuk do ta vazhdoj më intervistën. Kam ardhur dhe për aryse të tjera. Unë nuk kam asgjë personale me Ronelën.

 Unë Ronelën e njoh edhe në “Star Akademi” dhe e kam vlerësuar jashtë mase por gjithë problemi i këngës nuk është Ronela por shija që u servir, dhe koncepti i gabuar që u bë në të tërën këtë, dhe qëllimi kryesor në Eurovision. Mbase ishte krijuar koncepti që për të shkuar në Eurovison duhej të kishe këtë lloj përformance e cila ishte një zhurmë.”– tregoi kompozitorja.

“Nuk e vazhdoj më intervistën”/ Diana Ziu i vendos pikat mbi ‘i’ debatit që u bë për përfaqësimin e Ronela Hajatit në Eurovision

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook