Levandovski përbindësh edhe në Europë, Çavi prish… tersin

Mbape? Haland? Jo, është Robert Levandovski “mbreti” i ndeshjeve të para në grupe. Polaku vijon recitalin e tij edhe në Europë, duke udhëhequr Barcelonën në fitoren e parë në grup kundër Viktoria Pilzen me shifrat 5- 1. Sulmuesi i ardhur nga Bajerni i Mynihut ka shënuar 3 gola në suksesin e katalanasve.

LEVANDOVSKI

Për të është tripleta e parë me fanellën e Barçës dhe ai ka zgjedhur vitrinën më të rëndësishme për ta bërë një gjë të tillë, Ligën e Kampioneve. Jo vetëm kaq, por polaku 34 vjeç e 17 ditë është bërë golashënuesi më i moshuar që shënon në debutimin me Barcelonën në Champions. Rekordet e Levës nuk mbarojnë këtu, sepse me tripletën e shënuar ndaj Pilzenit bëhet i pari lojtar në historinë e Ligës së Kampioneve që shënon të paktën një trigolësh me tri klubeve të ndryshme. E kishte bërë me fanellën e Dortmundit, e ka përsëritur me Bajernin dhe tani me Barcelonën! Në tabelën e golashënuesve e kanë shënuar emrin e tyre edhe Frank Kesi – goli i parë në debutim për të – si dhe Ferran Torres i futur në pjesën e dytë, teksa Sikora i ka dhënë vetes një kënaqësi personale me golin e shënuar në fundin e pjesës së parë.

Suksesi i Barcelonës ka qenë i rëndësishëm edhe për trajnerin Çavi Hernandez, i cili ka thyer tersin, duke marrë fitoren e mbrëmjes me tre gola. “Leva është i palodhur, është i pandalshëm. Ai punon me një thjeshtësi të jashtëzakonshme, nuk e njeh presionin. Nuk kam fjalë për ta përshkruar më mirë atë. Ka shënuar tre gola, por nuk është vetëm kaq. Mënyra se si punon… Ai është një afrim i shkëlqyer për ne”. parë në kupat e Europës në shtëpi. Mes Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës në edicionin e kaluar, ai numëronte një humbje dhe 3 barazime. Por që nga dje, edhe ai i është gëzuar suksesit të parë në “Camp Nou”. Barcelona bën detyrën në debutim.

Arena e Lajmit


Levandovski përbindësh edhe në Europë, Çavi prish… tersin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook