“S’më shqetësojnë kritikat”, Vinicius: Benzema fiton “Topin e Artë”

Vinicius Zhunior e ka nisur si një uragan sezonin e ri me Realin. Ai ka shënuar në katër takime radhazi për “Los Blancos”, duke shtuar këtu dhe rrjetën në ndeshjen e së martës në mbrëmje në Ligën e Kampioneve kundër Sëlltikut, që i hapi rrugën fitores 0-3 të Madridit. Braziliani ka dhënë një intervistë për televizionin “TNT Sports Brasil”, duke folur për kapitenin Benzema, garën për “Topin e artë” si dhe të ardhmen e tij. Duke folur për kapitenin, Vini është shprehur i bindur se francezi do të fitojë “Topin e Artë”.

Karim-Benzema-Vinicius-Jrs-Real-Madrid-connection-the-key-to

“Të gjitha pritshmëritë janë që Karim Benzema të fitojë ‘Topin e Artë’, për vetë sezonin e shkëlqyer që ka bërë dhe për të gjithë punën e madhe. Jam i bindur se ai do ta fitojë këtë trofe”, ka thënë Vinicius. Braziliani është ngacmuar nëse dhe ai e sheh veten një fitues të ardhshëm të këtij trofeu prestigjioz në planin individual. Ai ka zgjedhur të qëndrojë me këmbë në tokë: “Jam 22 vjeç dhe kam shumë vite përpara meje. Për të arritur deri te Benzema do të më duhet shumë punë.

Fillimisht dua të ndjek shembullin e tij duke punuar shumë”. Në intervistën e tij, Vinicius u është përgjigjur dhe kritikëve të tij. “Nuk më shqetësojnë kritikat, nuk më bëjnë përshtypje. Unë dëgjoj vetëm njerëzit që më duan, më kuptojnë dhe që më bëjnë kritika të drejta. Këto kanë rëndësi, të tjerët janë të lirë të thonë çfarë të duan. Për të tjerët i kam veshët e shurdhër”, ka thënë Vinicius.

Arena e Lajmit


“S’më shqetësojnë kritikat”, Vinicius: Benzema fiton “Topin e Artë”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook