Shkëmbi sjell një rreshtim të ri te Teuta, ja ndryshimet që priten te durrsakët

Ardhja e trajnerit të ri, Bledi Shkëmbi, pritet të pasohet te Teuta me disa ndryshime në formacion për ndeshjen e nesërme ndaj Kukësit.

TEUTA

Edhe pse korçari është munduar të përziejë kartat në seancën e djeshme, gjasat janë që të ketë lëvizje, kryesisht në mbrojtje dhe mesfushë. Natyrisht, nuk bëhet fjalë për ndryshime të mëdha, por 2-3 lojtarë mund të luajnë në pozicione të tjera, në ndryshim nga ndeshja e fundit me Erzenin.

Shkëmbi kërkon të ketë një skuadër të ekuilibruar. Mungesë e sigurt do të jetë qendërmbrojtësi Artan Jazxhi, që është i dëmtuar.

Arena e Lajmit


Shkëmbi sjell një rreshtim të ri te Teuta, ja ndryshimet që priten te durrsakët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook