E papritura me Loris Karius, sheikët kthejnë makthin e Liverpulit në Premier Ligë

Pakkush besonte se Loris Karius do të kthehej të luante në Premier Ligë pas eksperiencës së tij të pazakontë me Liverpulin. Por e papritura ka ndodhur sot, pasi portieri gjerman do të kthehet në elitën e futbollit anglez, e për më tepër me një nga klubet që ka pretendime që në të ardhmen të rreshtohet mes më të mirëve.

kariuss

Mediat angleze kanë bërë të ditur se protagonisti i finales së famshme të Ligës së Kampioneve me fanellën e Liverpulit, ku gafat e tij i dorëzuan trofeun Real Madrid, është kthyer në Premier e tashmë do të jetë pjesë e klubit të Njukasëll.

Largimi i Dubravka drejt Mançester Junajtid dhe dëmtimi i Darlou ka bërë që Nik Poup të jetë alternativa e vetme për katërkëndorin e Njukasëll. Ndaj anglezët kanë kontaktuar me portierin të cilit i kishte përfunduar kontrata me Liverpulin dhe ishte lojtar i lirë, duke siguruar firmën e tij. Karius ka kaluar sot vizitat mjekësore dhe pritet të zyrtarizohet shpejt nga klubi i njohur anglez i cili ka ndryshuar plotësisht kurs që kur ka kaluar në pronësi të sheikëve nga Arabia Saudite.

Arena e Lajmit


E papritura me Loris Karius, sheikët kthejnë makthin e Liverpulit në Premier Ligë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook