VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 6 gola, mesfushori i Kombëtares shqiptare bën protagonistin me 2 asiste

Mesfushori i Kombëtares, Enis Çokaj, ishte protagonist me 2 asiste në barazimin 3-3 që skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit arriti në trasfertë ndaj Goricës, në sfidën e vlefshme për javën e 34-t të elitës së futbollit kroat.

Cokaj

Në minutën e 42-të Cokaj shërben për shokun i tij të skuadrës, Pivariç, i cili gjendej i pashqetësuar nga kundërshtarët në zonë dhe i dërgon shifrat në 2-1.

Ndërkohë asisti i dytë do të vinte në minutën e 85 dhe do të mbarte një vlerë edhe më të madhe. Lojtari shqiptar tregohet mjaft altruist, teksa pavarësisht se gjendej në një pozicion nga ku mund të shënonte vetë, zgjedh të pasojë për Kulenoviç, i cili e pati shumë të lehtë të shënonte, duke ngritur përkohësisht shifrat në 2-3.

Vendasit arritën të barazonin në minutën e 90-të me penallti. Me këtë barazim Lokomotiva e Zagrebit mbrojti vendin e 5-të në renditje me 46 pikë në 34 ndeshje.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Ndeshje e çmendur me 6 gola, mesfushori i Kombëtares shqiptare bën protagonistin me 2 asiste

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook