Pas daljes së Kiarës, Jori flirt me Luizin. Batutat mes dy banorëve dhe komentet jashtë lojës

Ndonëse për vendin tonë, nuk ishte një emër shumë i njohur, Jori Delli ka famën e saj në Itali. Modelja, e cila ka qenë pjesë e disa fushatave në vendin fqinj, njihet edhe si e preferuara e futbollistëve.

jori lui

Në eksperiencën e saj në “Big Brother”, Jori po kërkon një vend edhe në tregun shqiptar. Sapo ajo është bërë pjesë e lojës, menjëherë ka folur për veten, si edhe për historitë e dashurisë.

Ajo njihet si modele, blogere dhe një nga gazetaret e “SportItalia”. Jori ka marrë komplimente në transmetim “live” për “look”-un e saj edhe nga ish-Kryeministri Italian Silvio Berluskoni. Bukuroshja është komentuar shpesh në media për fotot e saj provokuese.

Dikur Jori Delli bëri jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshëm, Ronaldon dhe Neymar. Ndërkohë që bisedonin për emra të njohur, si futbollist të ndryshëm, Jori ka thënë se një ndër futbollistët që i ka shkruar ka qenë Balotelli. Ajo u shpreh se ai nuk i pëlqen, por e konsideron “të sjellshëm”.

Por, ndonëse në Itali është shumë e famshme edhe për historinë e dashurisë me Simone Camolese, djalin e trajnerit, të Torinos, Giancarlo Camolese, në vendin tonë, Jori ende po kërkon famën. Pas largimit të Kiarës, modelja ka qenë shumë e afërt me Luizin. Kaq ka mjaftuar që jashtë të interpretohet si një flirt. Kujtojmë se një fakt i tillë u vu re edhe në ditët e para të sajat në shtëpi, ku Jori u shfaq shumë e afërt me Luizin.

jori dhe luizi

Në “Big Brother VIP” është mbajtur së fundmi “Miss & Mister Big Brother” ku Luizi, Olta dhe Kristi ishin në rolin e jurisë. Jori sfiloi para tyre e veshur me një fustan të shkurtër duke u ndalur kryesisht te Luizi.

Reagimet e këngëtarit para modeles bukuroshe po komentohen shumë në rrjet. Për lojë ose jo, Luizi është shprehur: “O nënë. Avash avash, ke kohën tënde, do vish dhe këtej te juria pak?”.

sddefault (1)

Dyshja më pas ka vijuar të kërcejë së bashku për disa minuta, duke bërë që në rrjet të përflitet se në fakt, Jori është duke flirtuar me Luizin, tani që Kiara ka dalë nga loja. Në “Tik-Tok” të shumta kanë qenë videot e Jorit, ku shfaqet pranë Luizit, duke u interpretuar si një strategji e saj, për të fituar një vend edhe në tregun e vendit tonë.

Vetëm pak ditë më parë, mikesha e saj, Beniada, e ka komentuar këtë situatë, duke u shprehur se nuk është aspak qëllimi i Jorit të flirtojë me Luizin.

E ftuar në “Procesi Sportiv”, Beniada u shpreh: “Po shikoja edhe unë në ‘Tik-Tok’ se si Luizi i dha një trëndafil Jorit dhe ajo i tha: ‘Ky trëndafili ka parfumin e Kiarës’. Tani, se ç’po bën, nuk e di”.

jori-luiz-big-brother-vip-albania-5431115309084

Më tej, tha: “Përtej shakave, nuk mendoj se Jori ka hyrë me atë qëllim, absolutisht. Koha do ta tregojë se është një vajzë e shkathët dhe me zemër shumë të madhe”.

Beniada tregon se Jorin e ka takuar në Milano, ku të dyja janë pranuar të jenë pjesë e një emisioni sportiv dhe nga aty ka vazhduar miqësia e tyre.

“Ne jemi njohur në Milano me shoqëri të përbashkët, kemi pasur një provë për një program sportiv dhe na morën të dyja edhe mua edhe Jorin”, tha modelja.

“Jori është si çun haram, edhe në Itali bën më shumë shoqëri me çuna, shikon sportin, dëgjon muzikë REP. Unë kam parë sa ka hyrë në shtëpi, ka dhënë një energji tjetër, është shumë vetvetja”, tha tutje Beni.

-640-0-jori-1-1678108506

Ndërkohë që në rrjetet sociale të sajat, të shpeshta janë postimet e saj së bashku me këngëtarin shkodran. Deri më tani, vetë Kiara nuk ka reaguar në lidhje me këto zëra, duke u përqendruar vetëm te mbështetja që po i jep Luizit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

Pas daljes së Kiarës, Jori flirt me Luizin. Batutat mes dy banorëve dhe komentet jashtë lojës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook