Plagosi 60-vjeçarin, zbardhet ngjarja në Kombinat, autori efektiv i FNSH. Policia: Ishte i dehur (Detajet)

Kombinat

Zbardhet ngjarja e ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë. Mësohet se autor i plagosjes së 60-vjeçarit Murteza Lika është një efektiv i FNSH-së, shtetasi L. Gj., i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetari Igli Celmeta.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë plumbi në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Me date 23.05.2022, rreth ores 20.30 min ne vendin e quajtur rruga “Llazi Miho” ne ambientet e jashtme te bar kafe Union ka mbetur i plagosur me arme zjarri ne kembe shtetasi Murteza Lika i moshes rreth 55 vjec ! Nga hetimet rezulton se autori i kesaj ngjarje eshte shtetasi Lutfi Gjyla punonjes policie prane Forcave te Nderhyrjes se Shpejtë Tiranë. Nga shërbimet e Komisariatit të policisë nr 6 u be e mundur kapja e autorit dhe shoqerimi i tij ne komisariat bashk me armen e zjarrit! Nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar i dehur në masën 1.045 mg/l. Shtetasi Lutfi Gjyla, 48 vjeç, ka rreth 25 vite punonjës policie”, bën të ditur Polica.

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Plagosi 60-vjeçarin, zbardhet ngjarja në Kombinat, autori efektiv i FNSH. Policia: Ishte i dehur (Detajet)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook