A do ta pranojë PL rezultatin nëse humb zgjedhjet në 14 maj? Ja si përgjigjet Meta

Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi se opozita është e vendosur të luftojë për një proces demokratik në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e zhvilluar me gazetarët, Meta tha se opozita është e qartë në rrugën e saj dhe se do të ketë ndryshim me çdo çmim.

Pjesë nga komunikimi i Metës me gazetarët:

Bashkëpunimi me PD

Meta: PD e ka logon, por këtu ka një problem se jemi në kushtet e një shteti mafioz. Zoti Berisha e ka zgjidhur këtë gjë.

Ne jemi të përgatitur dhe të vendosur të marshojmë drejt kutive të votimit. Në 25 prill kutitë ishin mbyllur para se të hapeshin dhe pazaret diheshin.

Do e pranoni rezultatin?

Meta: Do të luftojmë për fitoren e opozitës dhe për një proces të rregullt. Ai që do të prishë procesin është Edi Rama me marionetat e tij,. Ne jemi të qartë në rrugën tonë. Ndryshim me çdo çmim, çmimin le ta caktojë vetë ai që dëshiron të vërë foto.

Arena e Lajmit

A do ta pranojë PL rezultatin nëse humb zgjedhjet në 14 maj? Ja si përgjigjet Meta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook