Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ “Nga Bilali te Charles”, Meta: Nga skandali në skandal, Rama raport aferash me SHBA-të

Ilir Metaaa

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për arrestimin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili rezulton të jetë dhe mik i kryeministrit Edi Rama.

Meta theksoi se Rama ka pasur gjithmonë raport të pasinqertë me botën dhe SHBA-të.

“Dihet që raporti i më i pasinqertë në Botë është ai mes Edi Ramës dhe SHBA. Nga Bilali te Charles, skandal pas skandali tregon qartë se ky nuk ka qenë një raport vlerash por aferash nga Rama. Raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve, me qëllim helmimin e miqësisë amerikano-shqiptare.

S’jam i habitur për këtë, jam i sigurt se do të dalin skandale të tjera. Ju kam folur për ekzistencën e një mafie ndërkombëtare. Atje ku është mafia, është dhe antimafia. Ju kam thënë për Kim Filmin dikur, ndaj të keni durim.”, tha Meta.

Arrestimi i ish-zyrtarit të FBI-së/ “Nga Bilali te Charles”, Meta: Nga skandali në skandal, Rama raport aferash me SHBA-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook