“Imagjinoni sikur kryeministri të vendoste taksim 50% edhe për inceneratorët e PPP-të”, Teliti: Do mblidheshin shumë më tepër para. Nëse i duan pensionistët…

Teliti

Eksperti i ekonomisë, anëtari i Këshillit Kombëtar të Berishës Dorjan Teliti paraqet një tjetër skenar për rritjen e pensioneve ose shpërblimin për pensionistët.

Referuar shpërblimit të qeverisë prej 5 mijë lekësh të reja për pensionistët, Teliti shkruan se sikur kryeministri të vendoste taksim të jashtëzakonshëm prej 50% edhe për bizneset e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi apo rrugëve të florinjta të dhëna me PPP do mblidheshin shumë më tepër para.

Ai thekson se nëse pensionistët i duan aq shumë, jo thjesht t’i indeksojnë pensionet me normën e inflacionit të përgjithshëm, por t’i rrisin ato me të paktën normën e rritjes së çmimeve të shportës së konsumit të pensionistit shqiptar.

POSTIMI I PLOTË
Mjaftonte një taksim i jashtëzakonshëm prej 50% të fitimit ndaj vetëm 3 bizneseve të mëdha të prodhimit dhe eksportimit të energjisë për t’i dhënë një “shpërblim-lëmoshë” pensionistëve në prag fushate.
Imagjinoni sikur KM të vendoste këtë taksim të jashtëzakonshëm prej 50% edhe për bizneset e inceneratorëve, koncesioneve në shëndetësi apo rrugëve të florinjta të dhëna me PPP.
Shumë i bukur do ishte ky taksimi 50% ndaj PPP-ve…do mblidheshin shumë më tepër para…ahhh po, se për pak harrova…koncesionet janë të miqve…ndërsa ato tre sipërmarrje të mëdha të energjisë mesa duket nuk qenkan “shërbëtorë” të oborrit qeveritar.
Një gjë duhet thënë…nëse pensionistët i duan aq shumë… jo thjesht t’i indeksojnë pensionet me normën e inflacionit të përgjithshëm, por t’i rrisin ato me të paktën normën e rritjes së çmimeve të shportës së konsumit të pensionistit shqiptar (thjesht për kujtesë, sipas INSTAT, çmimet e ushqimeve u rritën me 14% gjatë 2022 e vazhdojnë e rriten më tej edhe gjatë muajve të parë të vitit aktual).
Kjo po që do të ishte përgjegjshmëri, kjo po që do ishte drejtësi, kjo po që do ishte njerëzillëk sidomos në kohë krize.

“Imagjinoni sikur kryeministri të vendoste taksim 50% edhe për inceneratorët e PPP-të”, Teliti: Do mblidheshin shumë më tepër para. Nëse i duan pensionistët…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook