Mauro Ikardi është zyrtarisht një futbollist i Gallatasarajit. Akordi ishte arritur prej ditësh por vetëm sot lojtari ka kaluar vizitat mjekësore dhe ka hedhur firmën në kontratën që e lidh për një edicion me gjigandët e futbollit turk.
Klubit turk ka bërë të ditur detajet e kontratës së huazimit dhe rezulton që në fakt për shërbimet e Ikardit paguan një shifër qesharake, vetëm 750 mijë euro. Kaq do të përfitojë argjentinasi nga arkat e klubit turk, pasi pjesën tjetër të rrogës së tij vjetore në këtë sezon ku është në huazim, që rezulton të jetë 6 milionë euro, do ta paguajë PSG.
Ndërkohë, Gallatasaraj ka shpenzuar dyfishin e shumës që caktoi për argjentinasin për firmën e Milot Rashicës. Ylli i përfaqësues së Kosovës do të paguhet 1,5 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, të cilit iu bashkua si lojtar i lirë pasi prishi kontratën me Noruiç.
🦁 Huzurlarınızda yeni Aslanlar ve kırmızı halıda yıldızlar geçidi! ✨💛❤️ #WeAreTheBest pic.twitter.com/JeKWhNRtWv
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) September 8, 2022
Arena e Lajmit