Për çfarë ka folur Dumani? Gazetarja Lala zbulon detaje: 3 prokurorë dhe 2 drejtues policie në hetim

Klod Lala

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë ka treguar të tjera detaje lidhur me ngjarjet kriminale në vend, detaje të cilat nuk janë përfshirë në dosjen e bërë publike në media.

Lala tha në emisionin “Opinion” se bazuar në këto rrëfime po hetohen gjithashtu edhe 3 prokurore dhe 2 drejtues policie.

Po ashtu tha se Dumani ka folur për ngjarje që kanë të bëjnë me të tjera qytete.

Nuredin Dumani ka folur për ngjarje që nuk janë përfshirë në këtë dosje dhe që kanë të bëjnë me Shkodrën, kanë të bëjnë me Lezhën”, tha më tej gazetarja,.

Për çfarë ka folur Dumani? Gazetarja Lala zbulon detaje: 3 prokurorë dhe 2 drejtues policie në hetim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook