Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se në Incenerstorin e Tiranë përpunimi i mbetjeve bëhet vetëm nëpërmjet groposjes së tyre.
Në një postim në Facebook,, ai tha se për të njejtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës, referuar vendgrumbullimin e mbetjeve në Bushat.
Postimi i plotë:
Droni i së Vërtetës tregoi se në inceneratorin e Tiranës bëhet vetëm një groposje primitive e mbetjeve.
Tirana nuk ka incenerator, por një qendër grumbullimi mbetjesh që është e njëjtë me atë të Bushatit në Shkodër.
Për të njëjtin shërbim qytetarët e Tiranës paguajnë dyfish më shumë, 29 euro kundrejt 1600 lekëve që paguajnë qytetarët e Shkodrës.
Droni i së Vërtetës provoi se Kryeministri dhe kryetari i Bashkisë duhet të dalin para Drejtësisë!
Arena e Lajmit